Bekim Balaj u rikthyë në kampionatin shqiptar teksa ditën e djeshme u zyrtarizua te ekipi nga ku doli si futbollist, Vllaznia. Një përforcim shumë cilësor për shkodranët që përfitojnë shërbimet e një lojtari që ka luajtur 53 ndeshje mes Kombëtares A dhe asaj të moshave duke shënuar edhe 16 gola.

Disa prej këtyre golave kanë ardhur edhe falë ndihmesës së Odise Roshit, duke u kthyer në një dyshe interesante. Goli ndaj Portugalisë në kualifikueset e Euro 2016 do të mbetet si kornizë në hsitorinë e futbollit shqiptar, me asistin fantastik të Roshit dhe goditjen spektakolare të Balajt.

Për t’i dhënë sërish mbështetjen e tij, Roshi, me një postim në rrjete sociale ka uruar “partnerin e tij në krim” për aventurën e tij të dytë te Vllaznia: “Të ectë mbarë vllai! Mbreti është kthyer.”- shkruan Roshi.

Kujtojme qe kjo dyshe lojtaresh ka nje maredhenie jashtezakonisht te mire me njeri- tjetrin dhe jo me kot, prej disa vitesh luajne ne te njejtin ekip. Por jo vetem kaq. Edhe maredhenia e tyre jashte fushe eshte shume e veçante prandaj dhe Roshi ka dashur t’i dale ne krahe Balajt per zgjidhjen e tij te fundit, rikthimin ne skuadren ku u be futbollist.