Myrto Uzuni nuk luajti në ndeshjen e djeshme mes Levantes dhe Granadas.

Një ndeshje me aromë La Liga që përfundoi në shifrat 3-1 për Levanten. Sulmuesi shqiptar nuk gjendej as në stol për këtë duel.

Arsyen e mungesës së tij e ka dhënë edhe trajneri i Granadas i cili ka shpjeguar dëmtimin e lojtarit.

“Kishte probleme në seancën e fundit stërvitore. Ne menduam se nuk ishte asgjë e rëndësishme, por kur u zgjua ishte me dhimbje dhe u vendos që të mos udhëtonte pasi nuk ishte i aftë për të luajtur.

Iu nënshtrua testeve mjekësore dhe bëhet fjalë për një dëmtim muskulor”, tha trajneri.