Vllaznia e sezonit të ri e ka vazhduar rrugën aty ku përfundoi edicioni i fundit. Siç dihet tashmë, Mirel Josa është konfirmuar në krye të Vllaznisë edhe për sezonin e ri futbollistik.
Megjithatë, një nga pikat e dakordësuara për ekipin e sezonit të ardhshëm mes trajnerit Josa dhe presidentit Xhaferi, ka qenë edhe ruajtja e grupit aktual. Normalisht që 3-4 futbollistëve u kishte përfunduar kontrata, por që shumë prej tyre u konfirmuan, teksa tashmë dilema e vetme është Mevlan Adili.
Megjithatë, projekti i Vllaznisë do të vazhdojë dhe do të synohet gjithnjë përmirësim nga sezoni në sezon. Sigurisht që duhet shumë punë dhe përkushtim.
Në fakt, vetë Josa, por edhe presidenti Xhaferi janë duke nxituar për të mbyllur edhe dilemat e merkatos. Në kushte të tilla, pritet që shumë shpejt të mbyllen disa afrime që Vllaznia të kompletohet. Kjo duket se është çështja me të cilën, shkodranët do të merren këto javë dhe gjithçka të jetë gati.
Maringlen ZHIVANI