Bundesliga do të jetë e para ndër vendet ligat kryesore në Europë që do të rifillojë. Sipas “Reuters”, kancelarja gjermane Angela Merkel ka fiksuar 15 majin si datën e rifillimit të futbollit në Gjermani.

Lajmërimi do të bëhet nesër më 6 maj, pas daljes zyrtare të kancelares, që shtyu me 1 javë vendimet e

rëndësishme sa i përket hapjes dhe liberalizimit të aktiviteteve të ndryshme pas izolimit nga pandemia Covid-19.

Bundesliga është ndjeshëm më e avancuar se kampionatet e tjera në Europë sa i përket strategjisë së rifillimit të futbollit. Futbollistët kanë filluar përgatitjet në grupe të vogla prej datës gjashtë prill, ndërsa pas testeve të dyta për koronavirus, pritet që të marrin dritën jeshile për të nisur stërvitjen në grup, si normalisht.

konica sport

Në Bundesliga kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur, me Bayern Munchen që kryeson me 4 pikë para Borussia Dortmund. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kampionati gjerman pritet të mbyllet në mesin e korrikut, madje brenda kësaj kohe do të shpallej fituesi i Kupës.

Natyrisht, të gjitha ndeshjet do të jenë pas dyerve të mbyllura dhe nën masa strikte higjenike, me një protokoll të veçantë, ku maksimumi do të jenë 300 vetë të angazhuar për një ndeshje futbolli në stadium, përfshi futbollistët, stafet, mjekët, gazetarët, transmetuesit televizivë, delegatët e federatës e deri te stjuartët dhe kapësit e topave.