Cristiano Ronaldo u kthye në Torino, të hënën, pasi kaloi gati dy muaj në vendlindje, për këtë arsye ai do të vendoset në karantinë për dy javë.

Sulmuesi Portugez kaloi gati dy muaj në Madeira, vendlindjen e tij, ndërsa pandemia e Coronavirusit goditi Italinë, duke e detyruar vendin të mbyllej.

Ronaldo pritej të kthehej në 18 maj, kur klubet kishin planifikuar ti ktheheshin seancave stërvitore, por qeveria italiane e zhvendosi atë datë përpara, në 4 maj, pasi shumë rajone dhanë lejen që qendrat stërvitore të hapeshin përsëri, duke bërë që Juventus si shumë ekipe të tjera të rikthenin lojtarët e huaj, të cilit ishin larguar nga vendi kur situata e COVID-19 u përkeqësua.

Lojtarët që kthehen do të duhet të kalojnë dy javë në karantinë pas mbërritjes në Itali, përpara se të fillojnë përsëri stërvitjet.

Ndërsa 35 vjeçari dhe familja e tij ishin në rrugën e kthimit për në Torino, shumë nga shokët e tij të skuadrës po testoheshin për Coronavirus, në Qendrën e Trajnimit të Juventus.

Të gjithë u ekzaminuan Aaron Ramsey, Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio dhe Merih Demiral, i cili po rimëkëmbet nga dëmtimi.

Ditën e martë, do të rifillojnë seancat stërvitore, të cilat do të jenë individuale, për t’iu bindur rregullave të distancimit social.

Edhe pse të 20 klubet e Serisë A votuan që sezoni të fillojë përsëri dhe megjithëse po lehtësohen masat për zhvillimin e seancave stërvitore, sërisht mbetet e panjohur kur kampionati do të luhet sërisht.

Megjithë vendimin e qeverisë për të hequr kufizimet për sportistët, që kthehen në stërvitje, Ministri i Sportit në vend, Vincenzo Spadafora, tha se nuk ka asnjë mënyrë që futbolli mund të kthehet së shpejti.