HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERishfaqet Alban Hoxha, por Partizani nuk ka fituar ende derbin për kapitenin

Rishfaqet Alban Hoxha, por Partizani nuk ka fituar ende derbin për kapitenin

Alban Hoxha mungoi një ditë, por u kthye në stërvitjen me Partizanin. Gardiani 34-vjeçar për momentin është pa kontratë dhe thashethemet për të ardhmen e tij vijojnë të qarkullojnë për sa kohë nuk është vulosur gjithçka.

Gazeta raportoi dje interesimin e Tiranës, me Partizanin, që me shumë mundësi do të jetë shqetësuar për këtë lëvizje. E ardhmja e portierit mbetet ende pezull, me bardheblutë, që i ofrojnë pagë më të mirë.

Për momentin nuk ka asnjë lëvizje zyrtare, por kthimi i tij në stërvitje me të kuqtë, duket se është një sinjal që i jep shpresë te Partizani se rinovimi mund të vijë. Megjithatë, ai nuk e ka të garantuar vendin në formacionin titullar, falë formës që ka treguar Teqja në Europë dhe afrimit të Rexhepit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments