Fundjava qe vjen pritet te jete shume e zjarrte ne Shkoder. Brenda 24 oresh ne kete qytet do te luhen dy sfida shume te rendesishme, njera e vlefshme per kampionatin e futbollit dhe tjetra per ate te basketbollit.

Dy ndeshje ndaj dy rivaleve te perjetshem, Vllaznia e futbollit do te prese ne “Loro Boriçi” pasditen e se shtunes ekipin e Partizanit dhe ne opinionin sportiv shkodran ka vend per “hakmarrje” per ate çfare bene te kuqte dy sezone me pare duke mbajtur Kamzen ne Superlige dhe duke hedhur shkodranet ne te paren.

Nderkohe te premten ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Tirane me te cilin rivaliteti vitet e fundit ka qene shume i madhe dhe jo vetem ne fushe por edhe ne tribunat e spektatoreve madje nuk kane munguar as perplasjet fizike ne mes dy tifozerive.

Ne keto rrethana, ajo qe te ben pershtypje kete here eshte nje angazhim shume serioz i Klubit te Futbollit Vllaznia dhe i Shoqates se Basketbollit Vllaznia per te ftuar tifozet te jene ne keto ambjente sportive per t’i mbeshtetur ekipet e tyre ne keto ndeshje te rendesishme.

Ato kane shperndare dy ditet e fundit neper rruget e qytetit postera te ndryshem ku ftohen tifozet ne keto ambjente sportive. Keshtu tek posteri i shperndare nga KF Vllaznia spikat sllogani: “Forca Vllaznia, gjithmone kuqeblu. Te gjithe ne Stadium”.

Nderkohe ne posterin e shperndare per ndeshjen e basketbollit shkruhet: “Ne jemi Vllaznia, Respekt”.