Pese amerikanet fillimisht, me pas Dode Lekndreaj, Robert Shestani, Elian Memçaj, Redi Rakaj dhe Damian Bekteshi. Keto kane qene 10 firmat e hedhura deri diten e djeshme nga drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia.

Sot nderkohe me ta ka firmosur edhe nje lojtar tjeter: Dymetroshi Herion Faslija. Basketbollisti shkodran kishte disa kohe qe stervitej me ekipin dhe vetem sot ka hedhur firme ne kontrate. Kete e ka konfirmuar vete shoqata permes nje njoftimi te bere publik ne faqen e saj ku shkruan:

“Herion Faslija eshte afrimi i radhes tek Vllaznia. Kemi te bejme me nje rikthim te basketbollistit shkodran ne shtepi, pasi Faslija ka qene me pare pjese e kuqebluve, ku eshte shpallur dy here rresht lojtari i vitit, ne 2015 dhe 2016, ne vitet kur kuqeblute kane fituar titullin kampion.

Faslija ka pranuar keshtu oferten e drejtuesve te klubit, dhe pritet te jap kontributin e tij ne objektivat e skuadres ne kampionat dhe Ballkan Lige.

Me heret ai ka qene edhe pjese e kombetares shqiptare te basketbollit, nderkohe sezonin e kaluar eshte aktivizuar me Goga Basket”.