Laçi mposhti me rezultatin 2-0 Vllazninë duke i lënë ata larg kreut, ndërsa i është larguar zonës së ftohtë të klasifikimit. Pas ndeshjes foli trajneri i shkodranëve, Mirel Josa.

“20 minutat e para po kontrolloheshim, nuk patëm probleme. Ne ja bëmë punën e thjeshtë Laçit me gabimet tona, duhet të ishim më agresivë në fushë. Laçi u tregua shumë më agresiv në dylyftimet dhe marrjen e topave në mesfushë. Ne kemi probleme me vazhdimësinë, një të mirë dhe një mesatare, duhet të jemi më seriozë, duhet të arrijmë objektivat.

Kemi gabime individuale, u bënë ndryshime pjesën e dytë, nuk dua asnjë lloj justifikimi. Ka shumë mënyrë për të rregulluar këto probleme. Tani jemi të nxehtë pas ndeshjes, pushimi do i bëjë mirë skuadrës në çdo drejtim.

Nuk mund të them se ka ardhur fundi i misionit të Gurishtës, kundërshtari të sulmon. Problemi ishte që ne bëmë gabime individuale, na ndikoi psikologjikisht dhe në fushë. Gurishta di ta bëjë mirë punën, nuk kishte mënyrë për të vepruar”, u shpreh Josa për “Oversport”.