Ndryshime te shumta te Vllaznia ne formacionin e ndeshjes se neserme ndaj Tiranes. E fundit qe bie ne sy, eshte aktivizimi nga minuta e pare e sulmuesit Mehdi Çoba.
Ai eshte paraqitur sot ne konferencen per shtyp krahas trajnerit Brdariç dhe ka qene ky i fundit qe e ka konfirmuar aktivizimin si titullar te 22 vjeçarit.
Ende nuk eshte e qarte nese kjo eshte zgjedhje e trajnerit apo ka qene i detyruar nga gjendja jo e mire shendetesore e Djurdjevic, por kjo pak rendesi ka.
Vllaznia neser do te luaje me Çoben ne fushe. Nje aktivizim qe vjen ne momentin e duhur per kete futbollist i cili vetem pak dite me pare rinovoi edhe per 3 vite te tjera me kuqeblute, nderkohe qe para 48 oresh festoi edhe 22 vjetorin e lindjes.
Padyshim qe keto do jene motive me shume per te bere me te miren dhe per ta ndihmuar Vllaznine te fitoje ndaj Tiranes, pse jo edhe me golin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/