Risia e ndeshjes se sotme Vllaznia- Korabi padyshim qe eshte drejtimi i saj nga nje arbitre femer. Behet fjale per Emanuela Rrusta, arbitren e kolegjiumit te Elbasanit, e cila eshte njekohesisht edhe arbitre e FIFA-s.
Asaj i eshte besuar drejtimi i ketij takimi, ndoshta ngaqe nuk konsiderohet nje takim i nje veshtiresie te madhe. Per Rrusten ky eshte debutimi si kryesore ne kategorite e larta te futbollit te meshkujve.
Pak kohe me pare ka qene asistente pas porte ne derbin mes Tiranes dhe Partizanit, nderkohe qe me takimin e “Loro Boriçit”, karriera e saj merr edhe me shume vlere.
Ne keto minuta te ndeshjes Vllaznia- Korabi gjithçka po shkon ashtu si duhet dhe Emanuela Rrusta po tregon personalitet ne arbitrim.