Lukas Paketa, është blerja më e re e Milanit, i cili është ingranuar shumë mirë në skemat e Gatuzos dhe është përshtatur me shokët e ekipit.

Në fitoren e ekipit të tij përballë Xhenoas (0-2), braziliani ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke goditur dhe shtyllën pingule, që i mohoi festën Milanit në pjesën e parë.

Por, ai ka bërë dhe një lëvizje shumë të bukur, e cila quhet “biçikletë”, duke ia kaluar topin mbi kokë kundërshtarit të tij. Kjo ka ekzaltuar tifozët që ishin të pranishëm në stadium që e kanë duartrokitur.