Jo vetëm Napoli dhe Juventusi po ndjekin situatën e Hames Rodriguez te Bajerni i Mynihut. Edhe pse trajneri Kovaç ka thënë se kolumbiani e ka të ardhmen në Mynih, largimi i tij duket i pashmangshëm.

The Independent”, orët e fundit është futur në garë për këtë futbollist edhe Arsenali, që ka bërë një sondazh sa i takon këtij transferimi.

Trekuartisti kolumbian është në huazim te Bajerni i Mynihut, ku ka ardhur nga Reali, pasi nuk kishte hapësira. Gjatë këtij sezoni Rodriguez ka luajtur 13 ndeshjen me fanellën e Bajernit dhe ka shënuar tre gola./vipsport/