Sindrit Guri, ka shansin e madh që të fiksohet në formacionin bazë tek skuadra e Ostendes. Sulmuesi shkodran është një ndër blerjet e verës, të ekipit belg dhe nuk ka qenë një zgjidhje parësore për trajnerin e tij, De Suter.

Në 16 ndeshje, sulmuesi kuqezi ka shënuar 3 gola, dy në kupë dhe një në kampionat dhe është një njeri që vjen nga stoli, për të shpëtuar ekipin. Dyshja e sulmit që e nisin si titullarë është Zivkoviç dhe Sakala. Të dy së bashku në shifra nuk janë shumë produktiv, por trajneri i beson verbërisht atyre.

Ditët e fundit, flitet për një largim të mundshëm të Zinkoviç, siç bejnë me dije mediet belge. Lojtari do të shkojë në Ukrainë te Dinamo e Kievit. Në këtë mënyrë hapësirat për Gurin do të jenë më të shumta.

Ajo që duhet të bëjë shkodrani është që të tregojë në ato mundësi që do t’i jepen potencialin e tij të vërtetë. Kohet e fundit po kalon nje moment te mire dhe tashme mbetet vetem nisja e ndeshjeve zyrtare per te treguar vlerat e tij.