4 pike ne 2 ndeshjet e para te kampionatit nuk eshte edhe keq per Vllaznine qe ne fakt synim ka patur 6, por gabimi i bere ndaj Erzenit mund t’i kushtoje shume. Megjithate nga keto 180 minutat e para kemi te bejme me nje skuader ndryshe nga ajo e sezonit te kaluar.
Ndryshimi i pare ka ardhur tek rritja e numrit te shkodraneve ne formacion. Ne ndeshjen e fundit, nga 14 lojtaret e aktivizuar plot 9 prej tyre kane qene shkodrane dhe ky eshte nje tregues shume i mire.
I dyti ka te beje me uljen e moshes mesatare te ekipit. Aktualisht kjo eshte rreth 24 vjeç dhe padyshim qe eshte diçka shume pozitive, madje drejtuesit kuqeblu kane nder mend qe te punojne per ta ulur edhe me shume ate ne te ardhmen.
Dhe ndryshimi i trete ka te beje me grinten qe po shfaq Vllaznia ne fushen e lojes. Nje ekip krejt ndryshe nga ai i sezonit te kaluar ku futbollistet ne fushen e lojes po shfaqin shume deshire per te bere me te miren dhe ne fakt ne futbollin shqiptar, nese ke pergatitje te mire fizike si dhe grinte ne fushe, rezultatet nuk te mungojne.
Treguesit e mesiper padiskutim qe do ta ndihmojne Vllaznine te rritet nga java ne jave dhe ajo do te jete e rradhitur ne mes skuadrave pretendente te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/