Partizani po punon për të “zënë vrimat” në merkato. Klubi i kuq këkron të përforcojë pozicionet, ndërsa po mendon për krahun e majtë të mbrojtjes.
Aktualisht vetëm Emiljano Musta mbulon këtë fashë te Demat, ndërsa duket se drejtuesit kanë arritur akordin me brazilianin Fernando Augusto Rodrigues de Araujo ose ndryshe Fernandinho.
28 vjeçari prej tre sezonesh luan me Makedonija Petrov në elitën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është titullar i padiskutuar. Njohja me futbollin ballkanas ka shtyrë të kuqtë që të kontaktojnë lojtarin, teksa duket se gjërat janë drejt fundit.
Mbrojtësi brazilian ka luajtur me disa ekipe në vendlindje, ku përmdndim Caldense, Rio Preto apo Moto Club, ndërsa veç Makedonija në Maqedoni ka luajtur edhe me Pelisterin në sezonin 2016-17. Këtë edicion Fernandinho ka zhvilluar 18 ndeshje si titullar./newsport/