Në Brazil, çështja e pasardhësit të Tites vazhdon të mbetet temë diskutimi pas eliminimit të Seleçaos nga Kupa e Botës 2022. I fundit që tha fjalën e tij ishte Rivaldo: “Nuk jam dakord me ata që mbështesin idenë e një trajneri të huaj, mendoj se është një mungesë e madhe respekti ndaj neve brazilianëve dhe mbi të gjitha teknikëve të shumtë me vlerë që kemi këtu”.

Referenca ka të bëjë me thashethemet që janë shfaqur ditët e fundit, në të cilat ajo që u hipotezua, me të gjitha qëllimet, do të ishte një revolucion i vërtetë kulturor për futbollin brazilian, duke qenë se ekipi kombëtar ka qenë gjithmonë i drejtuar nga teknikë të kombësisë braziliane. Kandidimi i një të huaji u sponsorizua edhe nga Ronaldo: “Do të doja të shihja trajnerë si Guardiola, Ancelotti apo Mourinho të trajnojnë Brazilin”, janë fjalët e Fenomenit.

Nga ana tjetër, Rivaldo nuk është dakord me ish-shokun e tij dhe duket se ka ide të qarta për të ardhmen e verdheartëve: “Ka shumë trajnerë të aftë për të bërë një punë të mirë me Seleçao, si Rogerio Ceni, Renato Gaucho, Cuca, Fernando Diniz dhe Dorival Junior. Të sjellësh një trajner të huaj këtu nuk do të thotë të kesh siguri se do të fitojmë Botërorin e ardhshëm”.

“Përkundrazi, mendoj se çdo trajner do të donte të ishte kampion bote për vendin e tij, për të gëzuar bashkatdhetarët e tij, që sigurisht na duhet më shumë ne që jemi ‘penta’ (Brazili është pesë herë kampion bote.). Seleçao është e jona dhe duhet të udhëhiqet nga ata që kanë gjak brazilian në venat e tyre”.