Gentian Stojku nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Erzenit. Nga sa bëhet e ditur, trajneri elbasanas që ka drejtuar me sukses ekipin shijakas nuk do të jetë më në krye, pasi ka pasur debate me krerët e klubit.

Një pjesë e lojtarëve të Erzenit nuk kanë dalë as në stërvitje, ndërsa duket se Stojku nga sot nuk është më në krye të “timonit” të skuadrës që pretendon të ngjitet në Superiore.

Kujtojmë që nga shijakasit, fill pas miqësores së ditës së mërkurë me Teutën është larguar edhe mbrojtësi dhe një nga lojtarët më të mirë të ekipit, Jurgen Goxha i cili do të testohet për dy ditë në radhët e skuadrës së Tiranës.

Nga kontaktet që kemi pasur brenda kampit shijakas, kemi mësuar se drejtuesit janë vënë menjëherë në lëvizje dhe pritet që së shpejti të emërohet trajneri i ri që do të drejtojë Erzenin në pjesën e mbetur të sezonit.

Te tille zhvillime vetem tre jave perpara sfides me te rendesishme te kampionatit per ta, asaj ndaj Vllaznise, padyshim qe nuk jane nje tregues i mire per shijakasit dhe e kunderta per shkodranet.
/vipsport/