HomeKONTAKTRiza: Nuk e kuptoj pse një ekip si Arabia do të rrijë...

Riza: Nuk e kuptoj pse një ekip si Arabia do të rrijë i fshehur para gjithë botës

Shqipëria do të ndeshjet në një miqëore me Arabinë Saudite më 26 tetor. Federata Arabe e Futbollit ka vendosur që kjo përballje të jetë “top secret”, teksa nuk ka lejuar transmetimin e saj.

Arsyeja? Kombëtarja arabe po përgatitet për Kupën e Botës 2022 dhe nuk dëshiron që kundërshtarët të marrin informacion për mënyrën e saj të lojës.

Florian Riza ka reaguar në lidhje me këtë temë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”. Ish-futbollisti shprehet i çuditur se si një ekip dëshiron të qendrojë i fshehur përpara gjithë botës.

“Nuk e kuptoj dot pse një ekip do të rrijë i fshehur përpara gjithë botës. Më duket e çuditshme. Nuk e kuptoj dot”, ka thënë Florian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments