Djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, Rocco, është aktivizuar dhe njëherë tjetër me skuadrën e parë të Sëlltikut në kampionatin skocez.
Sulmuesi 17-vjeçar, i cili luan për Irlandën, është aktivizuar 6 minuta në fitoren që keltët arritën përballë Ros Kaunti me rezultatin 0-2.
Kjo është ndeshja e dytë që ai është aktivizuar me skuadrën e parë të fituesve të “Tripletës”, me skuadrën kelte që është pranë fitimit të titullit kampion në Skoci.
Ky padyshim qe eshte nje plus me shume per Rocco Vaten i cili duket se do te kete nje te ardhme te sigurte perpara. Fakti qe edhe drejtuesit e ekipit te pare te Selltik jane duke i besuar herepashere, e tregon me se miri kete gje