Kristiano Ronaldo ka kërkesa për shokët e skuadrës dhe pas De Ligtit në verë, thuhet të ketë sugjeruar një tjetër emër te drejtuesit e Juventusit.

Sipas mediave spanjolle, portugezi raportohet të ketë kërkuar Iskon në Torino. Mesfushori është përfolur për një transferim te Juve dhe ndërsa bisedimet u zhvilluan edhe janarin e kaluar, por në drejtim të lojtarit nuk arriti kurrë një ofertë konkrete. Tashmë Isko vijon të mos jetë zgjedhje e parë te madrilenët nga trajneri Zidan, i cili e ka mbajtur vazhdimisht jashtë formacionit.

Në këto kushte, e sidomos me misionin për të mos humbur Europianin me Spanjën, Isko mund të vendosë të largohet së shpejti. Sipas “Don Balon”, Ronaldo ka folur personalisht me Iskon dhe pret që Juventusi të gjejë mënyrën që t’i bashkojë në Torino gjatë merkatos së janarit.