Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson, e quajti idhullin e tij Cristiano Ronaldon.
“Për mua, Cristiano është një idhull. Ai është unik si Messi. Ata janë nga një planet tjetër. Është e vështirë t’i krahasosh. Isha shumë afër me Cristianon dhe luaja kundër Messit.
Me Ronaldon habitesh në çdo moment. Ai është 100% i fokusuar te futbolli. Loja përfundon dhe ai shkon menjëherë në shtëpi për t’u rikuperuar. Profesional dhe mik i madh.
Shumë nuk e dinë këtë, por kjo ndihmon shumë. Ai ka një zemër prej ari. Ai stërvitej me ne, kujdesej për ne. Në Angli ishte shumë e rëndësishme për mua”, tha braziliani.