Ndeshjet e para të javës së 23-të të Superiores kanë regjistruar disa rezultate shumë interesante, që e bëjnë edhe më të luftuar në vijim kampionatin.

Partizani kryesues është mposhtur nga Kukësi dhe është ndalur në rrugëtimin drejt titullit kampion, duke rrezikuar të shohë përsëri Tiranën të shkëputet para tij. Ndërkohë. Kukësi ka përfituar nga këto tri pikë për t’iu larguar edhe më shumë zonës së ftohtë të kampionatit.

Fitorja e Egnatias ndaj Bylisit ndërkaq e ka kthyer mes pretendentëve për Europën. Ndërsa barazimi mes Erzenit dhe Laçit, ka bërë më entuziazmuese luftën për tre vendet e para pasi tashmë janë shumë skuadra në një distancë të afërt dhe situatat mund të ndryshojnë nga java në javë.

Nje fitore e mundshme e Vllaznise neser do ta çonte ate ne kuoten e 38 pikeve dhe ne kete menyre do te ngjitej ne vendin e dyte te renditjes duke e kaluar me nje pike Partizanin dhe kater pike Egnatian e vendit te katert.

JAVA 23 / REZULTATET

Të premten

Kukësi-Partizani 1-0

Bylis-Egnatia 2-3

Erzeni-Laçi 1-1

Të shtunën

Vllaznia-Kastrioti 17:00

Tirana-Teuta 17:00