Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo ka fituar Ballon d’Or 2017.Është hera e pestë që lojtari i përfaqësueses portugeze fiton çmimin, duke barazuar rivalin e tij historik Lionel Messi.Ronaldo shënoi 42 gola në të gjitha kompeticionet gjatë 2016/17, duke udhëhequr Real Madrid drejt dopietës në La Liga dhe Champions League.“Jam shumë i lumtur. Të marr këtë çmim në Paris është një eksperiencë e mrekullueshme,” shprehet Ronaldo për L’Equipe.
“Është një moment i madh për karrierën time. Është diçka që shpresoj ta fitoj çdo vit. Kishim një vit fantastik. Isha golashënuesi më i mirë i Champions League, kështu që dua të falënderoj shokët e skuadrës.“Ata ishin shumë të rëndësishëm për mua. Dhe gjithashtu falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar të kem një formë të mirë gjatë sezonit”.