Cristiano Ronaldo mendon se Juventusi nuk ka nevojë për shërbimet e Gareth Bale ose Marco Asensio, mirëpo e pranon se Marcelo mund të kryejë punë te “Zonja e Vjetër”.

Ylli portugez u largua nga Real Madridi gjatë verës në drejtim të Juventusit për 112 milionë euro.

“Unë shoh shkrime për James, Bale, Asensio mirëpo nëse jam i sinqertë, Juventusi nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë”, ka thënë Ronaldo.

“Duhet të bisedoni me presidentin. Në të ardhmen nuk e di”.

“Marcelo është i fortë, ne hapim dyert për lojtarë të mirë dhe Marcelo është njëri ndër ta”.