Në Zvicër, Basel luante kundër Zyri në takimin e përfunduar me rezultatin 2 me 0 për ekipin e lojtarit të kombëtares, Taulant Xhaka.

Ajo që ka rënë në sy në këtë ndeshje ka qenë super koreografia 3D, të cilën e kishin përgatitur tifozët e vendasve të Baselit.

Të gjithë tifozët kishin në stolat e tyre para fillimit të ndeshjes syze 3D, në mënyrë që të kishin mundësi të shikonin të plotë panoramën që do të përhapej në stadium, e cila duhet thënë se ishte madhështore.

Tifozët e Dortmund dhe Galatasaraj “shquhen” për mrekulli të tilla, duke mahnitur botën e futbollit nëpër stadiume, por me koreografinë e shpalosur, duket se dhe ata të Baselit nuk mbeten shumë mbrapa…

basel video on Vidnews.