Vllaznia U17 është rikthyer dje tek fitorja teksa ka mundur dje Shënkollit me rezultatin 3-2 në një ndeshje që dhuroi shumë momente interesante. Gola të bukur, kartona të kuq, 11-metëersha dhe madje edhe tension. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë golat e bukur që ka shënuar ekipi shkodran.

Spikat sidomos ai i lojtarit Klejdi Paloka i cili shënoi nga një distancë e largët në një goditje dënimi. Ky futbollist në ndeshjen e djeshme ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit sepse konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për ekipin.

E ka filluar sezonin si mbrojtës, për nevoja të ekipit trajneri Bizi e aktivizoi në sulm ndërkohë që dje ka luajtur në mesfushë.

Ecuria e këtij lojtari në këtë kampionat ka qenë e mrekullueshme sepse në tetë ndeshje që ka luajtur, ka shënuar plot 9 gola, me një mesatare të kënaqshme. Shikoni në videon e mëposhtme golin e shënuar në ndeshjen e Shënkollit:
© shkodrasport.com