Kristiano Ronaldo është akuzuar se e ka lënë Juven në baltë, me një kalim të dytë në Old Traford të rënë dakord vonë në dritaren e transferimit të verës, por legjenda e Juves, Xhanluixhi Bufon pretendon se nuk ka asnjë problem për këtë zgjedhje që CR7 ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Unë nuk mendoj se tifozët duhet të habiten. Ai ka reputacionin e një profesionisti të madh i cili me të drejtë mendon shumë për veten e tij. Në këto tre vjet ai ka kontribuar me paraqitje të shkëlqyera dhe ka shënuar shumë gola. Unë nuk shoh asgjë jologjike në zgjedhjen e tij për t’u larguar, ai mendoi shumë për këtë.

Juve është në një periudhë tranzicioni, nuk e di nëse është gjeneratë apo skelet. Kur ke një trajner si Massmiliano Alegri, ndoshta nuk e arrini objektivin, por i afrohesh.

Bufon gjithashtu komentoi largimin e Donarumës nga Milani duke thënë se është profesionist i madhe dhe askush nuk mund t’i komentojë zgjedhjet e tij.

‘’Zgjedhjet e një djaloshi, i cili është gjithashtu një profesionist, duhet të respektohen. Pas viteve në të cilat ai nuk ka luajtur në nivele të caktuara, zgjodhi të largohet dhe askush nuk mund ta komentojë atë. Ne po flasim për një djalë të ri që i ka shumë vite në karrierën e tij, duke kërkuar kënaqësitë.

Ai është në një situatë të veçantë; PSG-ja ka një nga më të mirët në portë prandaj Kejlor Navas po luan, por nuk mendoj se Donaruma do ta ketë problem të jetë zgjedhje e dytë’’.