Mes datës 9 dhe 10 shtator, në Nion të Zvicrës do të diskutohen ndryshimet e reja që do t’i bëhen rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Sipas zbulimeve të gazetës britanike “The Times”, klubet mund të shpenzojnë maksimumi 65-70% të të ardhurave për rrogat, menaxherët dhe merkaton.

Shkelësve do t’u aplikohet një sanksion, i përkufizuar si taksë luksi, e cila do të jetë automatike dhe do të përfundojë në fondin që do të rishpërndahet për klubet që kanë respektuar në mënyrë rigoroze rregullat.

Një sistem i ri, i cili nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse do të përkeqësojë ekuilibrin e forcave që sot avantazhojnë Premier Ligën dhe klubet e kontrolluara nga vendet sovrane, me PSG-në dhe Mançester Sitin.