Kristiano Ronaldo dhe goli janë një binom i pandarë dhe ritmi me të cilin portugezi ka filluar etapën e tij të re te Mançester Junajtid, por e vërteton më së miri këtë. Sot ishte ndeshja e tij e tretë me “djajtë e kuq” dhe ashtu si në takimet e mëparshme, ai ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës.

Pas debutimit me 2 gola në kampionat dhe golit në Ligën e kampioneve, ndaj Uest Hem sulmuesi tregoi përsëri vlerat e tij. Skuadra ishte në vështirësi pasi gjendej në disavantazh, por në minutën e 35-të të takimit, Ronaldo u tregua i aftë të shtynte përsëri sferën në rrjetë.

Pas një harkimi në zonë, ai tentoi katërkëndorin por u ndal nga portieri. Gjithsesi ai ndoqi aksionin si gjahtar i vërtetë zone dhe shtyu sferën në rrjetë për të vulosur barazimin e përkohshëm 1-1. Katër gola në tre ndeshje nuk janë pak dhe te Mançester Junajtid po kuptojnë se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer në merkato duke kthyer sulmuesin.