Cristiano Ronaldo analizoi situatën e Real Madridit. Portugezi mori çmimin, që njeh atë si futbollistin më të mirë të vitit nga “Dongqiudi”, ndërsa dha një intervistë, ku e bën të qartë se qëllimi i tij sot është të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bardhë.

Cila është e ardhmja juaj në Madrid?
Natyrisht, unë dua të vazhdoj këtu. Kam jetuar në këtë qytet që nga viti 2009 dhe e dua klubin e njerëzit. Madridi është i afërt me Portugalinë dhe mund të arrihet me makinë. Spanja është një vend i madh, unë e dua atë.

Sigurisht, dua të qëndroj këtu. E dua këtë klub.

Ç’mendim keni për largësinë nga Barcelona në renditjen e Liga Liga-s?
Këtë edicion do të jetë e vështirë, por nuk do të heqim dorë nga titulli. Real Madridi kurrë nuk do të heqë dorë, por do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë për ta mbrojtur kurorën e kampionit në Spanjë.

Liga e Kampioneve e shpëton sezonin…
Ky është Real Madridi dhe tifozët, apo trajnerët, janë shumë, shumë të zhgënjyer me situatën e tanishme. Por, siç thashë edhe më lart, është ende herët. Ndoshta, nëse fitojmë Champions-in në fund të sezonit, tifozët do të thonë: Sezon i pabesueshëm, ju keni fituar Ligën e Kampionëve.

Ju morët një goditje në fytyrë kundër Déportivos…
Në ndeshje zakonisht më godasin, sepse kundërshtarët duhet të më ndalojnë, por këtë herë nuk kam qenë aq me fat. Tani ndihem më mirë, jam ende i lumtur, jam ende i bukur dhe vizioni është ende aq i qartë, sa më parë, kështu që nuk kam probleme.

Dy fjalë për “Topin e Artë”…
Të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar se mund ta fitoj një “Top të Artë”, ose dy. Tani kam pesë të tillë, kështu që, nëse nuk mund ta fitoj “Topin e Artë” në të ardhmen, do të vazhdoj të ndihem shumë, shumë, shumë krenar për veten time. Natyrisht, ambicia ime është për të fituar trofe edhe personalë, por nuk do të jem i fiksuar mbas “Topit të Artë”. Eshtë diçka e mirë për ta kanë ndarë këtë çmim me Messin në vitet e fundit. Eshtë vërtet mirë për të ndarë këtë nder me një lojtar të madh.

Në verë Botërori i Rusisë…
Unë e thashë; ëndrra ime është për të fituar disa tituj të rëndësishëm me ekipin kombëtar portugez. Në vitin 2016 fituam Kampionatin Europian. Nëse ju më pyesni, a dua ta fitoj Botërorin, sigurisht do t’ju them “po”, sidoqoftë qëllimi është i plotësuar, sepse kemi fituar Kampionatin Europian. Portugalia nuk është favorite për të fituar Kupën e Botës, kjo është e mirë për ne.

Paterniteti dhe dalja juaj në pension…
Plani im për të dalë në pension në moshën 41-vjeçare është ndoshta më e vështirë për t’u arritur, ndaj tani për tani vlerësoj momentin.