Odise Roshi dhe Bernard Berisha janë duke kaluar një moment mjaft të mirë në Rusi me fanellën e klubit të Akhmat Groznit. Dy futbollistët shqiptarë ishin protagonist në sfidën e Kupës e vlefshme për 1/16-at duke i siguruar kualifikimin Akhmatit.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, teksa golin për miqtë e realizoi Bernard Berisha në minutën e 76-të. Ish-futbollisti i Skënderbeu, u fut nga stol në minutën e 67, teksa 9 minuta i kanë mjaftuar për të tundur rrjetën.
Në kohën shtesë skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër, teksa ndeshja shkoi me penallti. Penalltinë e parë për Akhmatin e realizoi Berisha, ndërkohë që atë të fitores e shndërroi në gol Odise Roshi, duke i siguruar kualifikimin skuadrës së tij.