Partizani do të luajë ditën e sotme sfidën e javës së 22-të të Superligës ndaj Dinamos në transfertë. Derbi i kryeqytetit do të luhet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:45. Të kuqtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim dhe trajneri Mehmeti ka zgjedhur 11-shen titullare.

Duke i pasur të gjithë të gatshëm, tekniku i Partizani ka luks zgjedhjesh dhe ka caktuar formacionin titullarë që do të hedhë sot në fushë.

Fitorja është detyrim për Partizanin dhe për këtë arsye, trajneri Mehmeti ka zgjedhur një formacion i gjithi sulmues.

Në portë do të luajë si zakonisht kapiteni Hoxha, në mbrojtje, A.Marku, Belica, Bitri, Sota, në mesfushë, Mala, Rrapaj dhe Kallaku, ndërsa në sulm, Stenio Junior, Cara dhe Skuka./newsport/