Abissnet Superiore do të rikthehet të luhet ditën e sotme. Java e 22-të e kampionatit shqiptar do të nisë me supersfidën në Korçë, Skënderbeu-Vllaznia dhe derbin e kryeqytetit, Dinamo-Partizani që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Sfida e parë për ditën e sotme do të luhet në stadiumin e “Skënderbeut” dhe do të nisë në orën 16:45. Vendasit ndodhen në vendin e fundit dhe fitorja është detyrim pasi do të rrezikojnë akoma edhe më shumë çështjen mbijetesë.

Nga ana tjetër edhe Vllaznia luan vetëm për fitore pasi objektivi i madh është titulli kampion dhe diferencat me vendin e parë, Tiranën janë 12 pikë.

Në mbrëmje në orën 19:45 do të luhet, Dinamo-Partizani. Derbi i kryeqytetit është zhvendosur në “Elbasan Arena” dhe fitorja është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Dinamo nuk fiton prej disa takimesh radhazi dhe rrezikon të bjerë nga Kategoria, ndërsa Partizani kërkon 3 pikëshin për të qenë në garë për zonën Europiane.

Java e 22-të e Superligës:

Skënderbeu-Vllaznia Ora 16:45

Dinamo-Partizani Ora 19:45