Skënderbeu-Vllaznia është një nga dy ndeshjet e sotme të Superligës e vlefshme për javën e 22-të të. Sfida do të luhet në Korçë dhe do të nisë në orën 16:45, me të dyja skuadrat që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Korçarët vijnë në këtë takim me disa mungesa, kryesisht në mesfushë dhe trajneri Memelli i duhet të riformatojë nga e para mesfushën. Vangjeli, Mara dhe Moraes nuk janë të gatshëm për sfidën e sotme dhe në vendin e tyre do të luajnë Berisha, Randi Dumfur dhe Jean Viktor, ndërsa në sulm Pusi dhe Nikaj.

Ashtu si Skënderbeu edhe Vllaznia do të ketë disa mungesa të rëndësishme. Kapiteni Gurishta është i dëmtuar, ndërsa Hakaj është i pezulluar pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit.

Në vendet e tyre pritet të luajnë, Fangaj në të djathtë dhe Bulatovic në krahun e majtë të mbrojtjes. Kruja do të luajë në mesfushë së bashku me Krymin dhe Jonuzin, ndërsa në sulm, Latifi dhe Da Silva do të mbështesin Gjurgjevic.

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Vitija, Sadriu, Bajrami, Zguro, Berisha, Randi, Viktor, Pusi, Nikaj.

Vllaznia: Zogovic, Fangaj, Adili, Diagne, Bulatovic, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Latifi, Gjurgjevic.