HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERrapaj firmos në Bullgari dhe rikthehet të luajë në Shqipëri deri në...

Rrapaj firmos në Bullgari dhe rikthehet të luajë në Shqipëri deri në fund të sezonit

Arinaldo Rrapaj ka qenë një nga emrat që i kanë dhënë lamtumirën Partizanit në merkaton e janarit për të nisur një aventurë jashtë Shqipërisë. Por duket se kjo aventurë për mesfushorin do të shtyhet deri në sezonin e ardhshëm.

Rrapaj do të jetë pjesë e Partizanit deri në fundin e këtij sezoni. Klubi i kuq dhe Ludogorets ku është transferuar futbollisti, kanë arritur një akord që lojtari të vazhdojë të luajë me kryeqytetasit deri në qershor, i kaluar në formë huazimi te ata.

Mësohet se kjo ka ndodhur pasi Rrapaj dëshironte të qëndronte në Shqipëri për arsye personale dhe kjo ka qenë zgjidhja më e mirë që të vazhdojë të aktivizohet rregullisht, për më tepër me një skuadër që njeh shumë mirë.

Fakti që Partizani nuk e kishte nxjerrë ende jashtë liste Rrapajn, pasi nuk ishte finalizuar ende transferimi i plotë i futbollistit te klubi bullgar, bën që ai të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve përtej faktit se merkato e dimrit është mbyllur në vendin tonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments