Friday, February 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERrëfehet Ruben Dias: Që nga mosha 10-vjeçare kam sakrifikuar jetën private për...

Rrëfehet Ruben Dias: Që nga mosha 10-vjeçare kam sakrifikuar jetën private për futbollin

Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester City, rrëfen rrugëtimin e tij nga akademia tek suksesi ndërkombëtar. Në intervistën për “Canal 11”, ai nënvizoi se asgjë nuk është e garantuar: “Si fëmijë kisha ëndrra, por nuk e imagjinoja këtë skenar. Doja të bëja diçka të jashtëzakonshme, por rruga është ende e gjatë”. Ambicja e tij mbetet e pandryshuar: “Më shumë se të mendoj se jam më i miri, dua të jem më i miri në çdo moment. Kjo më ka sjellë deri këtu. Pjesa më e vështirë është të ruaj nivelin”.

Nga Estrela da Amadora te Benfica dhe kombëtaret e të rinjve, Dias tregon sakrifica të hershme: “Që 10 vjeç kam sakrifikuar jetën personale. Nuk pendohem, referuar asaj që kam arritur dhe personin që jam bërë”.

Kalimi te profesionistët nuk ishte shpërblim, por “fillimi i një gare të re”, e njëjta filozofi vlen edhe te City: “E shkuara nuk garanton asgjë, gjithmonë e nisim nga zero. Pas Botërorit për Klube ripërtërimë ekipin. Ndihem shumë mirë fizikisht, edhe pse një dëmtim më ndaloi”.

Ndër momentet më të paharrueshme: “Lamtumira nga Benfica më 2020, emocionet për tifozët dhe drejtues si Tiago Pinto”. Leadershipi sipas tij zhvillohet natyrshëm; kuptimi i konteksteve, zgjedhja e kohës dhe tonit, qëndrimi i vendosur kur duhet: “Jam agresiv kur diçka nuk mund të ndodhë. Mesazhet shpesh janë individuale. Të gjithë duam të fitojmë, por kohezioni është kyç”./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments