Dy emrat që kanë bërë përshtypje në listën e futbollistëve që kanë munguar në udhëtimin e tyre me ekipin e Vllaznisë drejt Ulqinit për stërvitje, kanë qenë padyshim sulmuesi Charles Atsina dhe mesfushori Arsid Kruja. U mendua se kjo do të ishte një zgjedhje momentale e stafit teknik por jo. Trajneri i ekipit shkodran Gjoka ka bërë të ditur se këta dy futbollistë nuk janë në planet e ekipit të parë.

Për këtë ai ka deklaruar: “Atsina, i larguar përfundimisht? Ky lojtar nuk do të jetë më pjesë e jona. Pretendonim shumë nga ai futbollist, por nuk na dha gjë. Në planet e skuadrës A nuk është më, ndoshta i shërben Vllaznisë B. Kruja? Mund të gjejë ndonjë skuadër tjetër, ku të ketë më shumë aktivizim, sepse kjo gjë i duhet për momentin këtij futbollisti”.