Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Ulqinit ku do të zhvillojë stërvitjet dimërore. Para nisjes, trajneri Ernest Gjoka ka folur për mediat ku ka shpjeguar atë se çfarë do bëjë atje por ka folur edhe për merkaton kur ka thënë:  “Siç e dini faza përgatitore është 12 ditë. Mendojmë të bëjmë diçka ndryshe. Presim përforcime aty ku kemi thënë, sidomos në repartin e mbrojtjes. Përforcimi i parë ishte Xhevahir Sukaj, një lojtar me shumë të dhëna, një lojtar që ju e njihni shumë mirë.

Është një futbollist që mund të pretendojmë shumë nga ai. Klubi po punon për të përforcuar skuadrën. Mendoj se do të jemi një ekip më solid për të bërë një start ndryshe në këtë pjesë të sezonit. Nuk mund të them emra konkretë për sa i përket merkatos. Në momentin që shkruajtëm emrin e Cicmil, bëmë një lapsus. Klubi atje e penalizoi dhe i vuri një çmim shumë të madh dhe ne e mbyllëm atë pistë. Realisht ishte një pistë shumë e mirë. Kshuqë më mirë gradualisht. Në momentin që do të vijnë
në zyrën e presidentit tonë, atëherë do ta merrni vesh”.