Andres Iniesta është padyshim një nga lojtarët që do të mbahet mend gjatë në mendjen e tifozëve katalanas dhe në përgjithësi atyre spanjollë. Mesfushori 34-vjeçar ka qenë një pikë kyçe si për klubin dhe kombëtaren e tij ndërsa së fundmi ai është ndalur që të flasë për karrierën e tij në Japoni. Ish-kapiteni i Barcelonës ka rrëfyer disa momente nga Kupa e Botës “Rusi 2018”, teksa shprehet:

“Nuk kam kujtime të mira nga Kupa e Botës “Rusi 2018” sepse nuk e kuptova vendimin e Hierros për të më lënë në stol me argumentet e tij. Isha i acaruar sepse nuk më interesonte se çfarë ai thoshte. Ndërsa në lidhje me momentin e vështirë ai ka treguar gjendjen e depresionit që ka kaluar teksa ka thënë: “Unë erdha këtu pasi fitova tripletën me Barcelonën. Doja të shkoja në shtëpi gjatë, të pija kokrrën e ilaçit dhe të pushoja”.