Pozitat e Vllaznise ne renditje nuk jane aspak te mira. Barazimi ne Shkoder me Bylisin dhe humbja me Teuten, ia kane nderlikuar shume pozitat ekipit shkodran pese jave para fundit te kampionatit.

Ne ndeshjet e mbetura, Vllaznia do të luajë me të dyja skuadrat që kanë rënë nga Kategoria Superiore, fillimisht të dielën ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, e më pas në javën e 36-të, që është e fundit, kundër Flamurtarit në Shkodër.

Mirëpo, përpara kësaj ndeshjeje do të ketë në transfertë takime ndaj Skënderbeut dhe Partizanit, e gjithashtu në shtëpi me Kukësin.

Duke parë edhe kalendarin që ka rivali më i afërt për “play out”, Bylisi, duket se llogaritë e shkodranëve nuk… dalin.