Gazetari francez Daniel Riolo ka folur për kaosin që po ndodh në Federatën e Futbollit të Francës, ku është i përfshirë edhe presidenti i shtetit, Emmanuel Macron, i cili ka kontaktuar Michel Platinin për ta pyetur nëse ai dëshiron të marrë pozitën drejtuese në futboll atje.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet, së fundmi ka fyer Zinedine Zidanen, duke thënë se lojtari legjendar “nuk i intereson” dhe se ai mund të menaxhojë “kë të dojë”.

Pas këtyre fjalëve, ka reaguar menjëherë ylli më i madh francez Kylian Mbappe, i cili doli në mbrojtje të Zidane dhe gjithçka shkoi aq larg sa në këtë kaos u përfshi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Të dielën u vendos kontakti mes Macron dhe Platinit dhe presidenti i dërgoi një mesazh dhe e pyeti nëse dëshironte të merrte postin e presidentit të federatës”.