Elseid Hysaj vazhdon të jetë futbollisti më paguar shqiptar në Serinë A. E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” ka publikuar sot të gjitha rrogat neto që përfitojnë futbollistët në klubet e elitës dhe rezulton përsëri se kapiteni i përfaqësueses në ndeshjen e sotme ndaj Islandës, është ai më i paguari mes shqiptarëve që përfaqësojnë fanellën kuqezi, apo edhe shtete të tjera në arenën ndërkombëtare

Hysaj përfiton aktualisht, 1,6 milionë euro neto në vit, duke qenë gjithsesi futbollisti i 12 në i paguar në klubin italian. Pas tij, mes atyre që veshin fanellën kuqezi, është Thomas Strakosha, me 1,2 milionë euro neto në vit, një përmirësim i ndjeshëm vit pas viti, pasi tre edicione më parë e kishte nisur me 100 mijë euro.

Një rrogë prej 1 milion eurosh është ajo që përfiton Berisha te SPAL, ndërsa duket e çuditshme se si Gjimshiti mbetet ende me një pagë modeste te Atalanta, vetëm 400 mijë euro, edhe pse është titullar i paprekshëm dhe po bëhet gati të luajë në Ligën e Kampioneve.

Për pjesën tjetër ka rroga edhe më të ulëta, me Ndoj, Dermakun e Kumbullën që përfitojnë shifra shumë më modeste. Marash Kumbulla, i cili po luan titullar te Verona, është ndër lojtarët më pak të paguar të Serisë A, me vetëm 50 mijë euro neto në vit, shifra të cilat aktualisht i gjen në Kategorinë Superiore.

Sa u përket lojtarëve të Kosovës, Valon Berisha komandon me një rrogë prej 1,3 milionë eurosh te skuadra e Lacios./vipsport/