Kampionati arab vijon të tërheqë vëmendjen e yjeve të futbollit dhe pas Cristiano Ronaldo një tjetër kampion pritet të përfudojë aty. Bëhet fjalë për portierin francez Hugo Lloris, që aktualisht luan e Tottenham në Premier League.

Lloris luan prej 11 sezonesh me Spurs, me të cilin ka ende edhe një vit kontratë. Gjithsesi, ekipi i Al-Hilal është gati të rrëmbejë portierin francez, kampion bote, duke i ofrua një rrogë të çmendur: 1.3 milion euro në muaj.

Një propozim që nuk është anashkaluar nga Lloris, tashmë 36 vjeç dhe në fundin e karrierës. Francezi me shumë gjasa do të lërë Tottenham në fund të sezonit edhe për faktin se Spurs po kërkojnë prej kohësh një portier të ri.

I gjetur përballë kësaj oferte, francezi është gati të nënshkruajë një kontratë të re me Al-Hilal, ekip që synon të sjellë edhe Lionel Messi në Arabi. Gjithçka pritet të konfirmohet në lidhje me këtë transferim në fund të sezonit të Premier League./telesport/