RTSH do të transmetojë një ndeshje të Champions League për tifozët shqiptarë.

Bëhet fjalë për takimin mes Milanit dhe Salzburgut, që do të zhvillohet në një stadium të tejmbushur. Kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin nga grupi.

Në rast të humbjes, ekipi i Serisë A do të firmoste eliminimin nga ky kompeticion.

Kjo përballje do të vijë falas në mbrëmjen e sotme.