Kukësi do të presë nesër Vllazninë për tu përballur në javën e 11-të të Superiores. Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi ka folur në një konferencë për mediat në prag të kësaj përballje. Ai është shprehur se duhet të marrin me patjetër 3 pikë dhe nuk ka rrugë tjetër përveç fitores.

Nesër në Kukës keni Vllazninë mysafire, një ndeshje ku pretendohet që Kukësi të rikthehet tek fitoret, si është organizuar kjo ndeshje shumë e rëndësishme?

“Na duhet me patjetër fitorja, ky është obligim për mua. Duhet të kthehemi tek ato ndeshjet para përballjes me Egnatian, tek një lojë solide, të krijojmë volum, dinamikë dhe mbi të gjitha të marrim 3 pikësh. Nuk ka më fjalë të bukura, rezultati duhet të na kthejë në rrugën e duhur. 3 pikët duhet me i gjet jo vetëm nga zemra por nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia. Duhet të japim makismumin, edhe më shumë se maksimumin”, është shprehur Dobi.

Aktualisht si është fryma në grup dhe a cënohet reparti edhe për shkak të mungesave që krijohen?

“Normale edhe koha nuk është e mjaftueshme, ndeshja na kushtoi nga ana psikologjike, morale dhe fizike, luajtëm me 10 futbollistë kundër 11 me mbi shumë se 30 minuta. Ana morale dhe psikologjike kushton më shumë se ajo fizike, por na duhet të reagojmë si stafi dhe lojtarët. Të kemi një skuadër një ekip. Secili pret rastin e vet, por të shohim se si do ta verë në punë për të mirën e ekipit.

Këtu nuk ka yje, ylli më i madh është K.F Kukësi, të gjithë duhet të punojmë për atë, ashtu sikur unë dhe të tjerë. Futbolli është lojë kolektive nuk është lojë individuale. Të gjithë talentin dhe intelektin ta vendosim në funksion të ekpit, do bëjmë çfarë është e mundur që kjo ndeshje të dalë me rezultatin pozitiv për ne”, përfundoi trajneri i Kukësit.