Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj e ka nisur si titullar ne formacion kampionatin e ri me fanellen e Shkendise se Tetoves. Megjithate as ai dhe asnje tjeter nga kjo skuader nuk ia ka dale te shenoje dhe si rrjedhoje ky takim i pare eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Kampionet ne fuqi te Maqedonise se Veriut kane luajtur ne Prilep ndaj ekipit Tikvesh dhe padyshim qe nje rezultat i tille nuk konsiderohet pozitiv sespe Shkendia synon serish titullin.

Nderkohe pavaresisht largimit te trajnerit Ernest Gjoka nga drejtimi i kesaj skuadre dhe ardhja e Akrapoviç ne vend te tij, ish- sulmuesi i Vllaznise e ka ruajtur vendin e titullarit ne formacion.

Ai ka qendruar 90 minuta ne fushe, ka patur edhe disa mundesi shenimi por ka qene i pafat. 23 vjeçari shkodran pritet te jete nje pike e fort e Shkendise ne sezonin e ri teksa pritet shperthimi i tij me loje dhe gola./SHKODRA-SPORT.COM/