Sulmuesi i njohur shkodran Rubin Hebaj pak dite me pare beri publik faktin qe i kishte shkeputur maredheniet me ekipin e Shkendijes se Tetoves duke dale nje futbollist i lire.
Por nderkohe, kete periudhe te fundvitit ai e ka shfrytezuar per te kaluar pak pushim ne Dubai duke qene nen shoqerine edhe te dy futbollisteve te kombetares Bekim Balaj dhe Odise Roshi.
Megjithate, ndonese ne Dubai, mesohet se per Hebajn keto kane qene “dite te nxehta” edhe sa i takon merkatos. Diten e djeshme u fol se 23 vjeçari ishte shume prane kalimit tek Teuta, por duket se ende nuk eshte mbyllur asgje.
Dhe si rrjedhoje ai mesojme se eshte duke studiuar edhe disa oferta te tjera dhe si rrjedhoje, me shume mundesi deri ne ditet e para te janarit nuk do te kete vendosur akoma per te ardhmen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/