Vllaznia eshte perfaqesuar denjesisht mbremjen e sotme ne ceremonine e me te mireve te vitit, organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Kete e tregon me se miri edhe fotoja e ketij shkrimi ku jane kater pjestaret qe kane fituar ne kete ceremoni te me te mire. Behet fjale per Megi Doçin, Erdenis Gurishta, Mevlan Adili dhe Thomas Brdariç.

Vllaznia ka qene dhe vazhdon te jete gjithmone embleme e futbollit shqiptar dhe si rrjedhoje meriton vertete vemendje. Kater pjestaret e saj qe u nderuan sonte jane emra vertete te nderuar te cilet e lartesojne edhe me shume kete klub.

Ato do t’u shtohen shume te tjereve qe ne vite kane punuar per ta bere Vllaznine kjo qe eshte sot. Sepse Vllaznia mbetet Vllaznia…/SHKODRA-SPORT.COM/