Shume vite sukses ne futboll, shume trofe te fituar, kalime turesh ne Ligen e Kampioneve te Europes, por duket se per Lazer Matijen ka ardhur momenti per te hedhur nje tjeter hap te rendesishem ne karrieren e tij.

Permes nje letre derguar ne redaksine e “Shkodra Sport”, presidenti i Vllaznise ne futboll per femra ka ndare me te gjithe sportdashesit nje lajm te rendesishem. Ate te kandidimit per President te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder.

Ja çfarë shkruan Matija ne letren e tij:

Të dashur miqtë e mi,

Në këto ditë të fundit të vitit dëshiroj të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës.

Kam marrë vendimin për të kandiduar për President të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, që përmbledh Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën dhe Vaun e Dejës. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e një detyre të tillë, por kam me vete mbështetjen e shumë prej shumë jush dhe eksperiencën e duhur për ta shndërruar Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër në një Federatë rajonale futbolli, tashmë që edhe Statuti i ri i FSHF i jep një peshë më të madhe këtyre shoqatave dhe është rritur përfaqësimi i tyre sipas peshës reale që ka gjithësecila në zhvillimin e futbollit në vënd.

Energjitë e mija dhe eksperienca në drejtimin e Vllaznisë së femrave më bëjnë shumë optimist që do të arrij ta përmirësoj dhe ta zhvilloj gjithmonë e më shumë futbollin në rajonin tonë. Arritja e objektivave që me shumë prej jush i kam ndarë gjatë bisedave që kemi bërë mund të duket e vështirë, por rrugëtimi i Vllaznisë deri në 32 ekipet më të mira të Europës tregon se nuk ka asgjë të pamundur nëse beson te puna.

Dëshiroj t’iu uroj të gjithëve festa të mbara dhe mbarësi e shëndet në familjet tuaja.
Paҫim sëbashku një vit 2022 të mbushur me suksese.

Me respekt,

Lazër Matija